UBT News

Ankesat e Trump, NATO: Anëtarët europianë të organizatës dhe Kanadaja kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes me 20%

Një nga ankesat më të shpeshta të Donald Trump, që nga mandati i tij i parë si president i SHBA-së, ka qenë mbi nivelin përkatës të kontributeve në NATO nga anëtarët e kësaj organizate.

Sipas mediave të huaja, Trump shpesh është ankuar për faktin se shumë vende paguajnë më pak ndaj aleancës sesa Uashingtoni, megjithëse shifrat e fundit të publikuara nga NATO tregojnë se Gjermania përputhet me financimin e SHBA.

Megjithatë, në sfondin e ankesave të Trump, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha sot se shpenzimet e mbrojtjes nga anëtarët evropianë të organizatës dhe Kanadaja u rritën me 20% në vitin 2024, krahasuar me një vit më parë.

Shumë anëtarë kanë qenë në ankth për të treguar se e kanë pranuar mesazhin e Trump dhe tashmë kanë rritur shpenzimet ushtarake, veçanërisht që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

NATO tha se rritja prej 20% e shpenzimeve ushtarake nga anëtarët e aleancës, i çoi shpenzimet e tyre totale të mbrojtjes në më shumë se 485 miliardë dollarë.

Mezi pres të takoj ministrat e mbrojtjes në NATO javën e ardhshme, ku do të flasim për më shumë investime, të cilat do të jenë më të mira në mbrojtje,” tha Rutte në përgjigje të një kërkese drejtuar NATO-s për shifrat e fundit të shpenzimeve.

Shifrat po rriten. Në fakt, shpenzimet nga Evropa dhe Kanadaja janë rritur 20% në 2024, duke e çuar totalin e investimeve shtesë në vitet e fundit nga 640 miliardë dollarë në 700 miliardë dollarë“, tha Rutte.

NATO tha se nuk mund të vërë në dispozicion shifra të tjera për momentin.

 

Exit mobile version