UBT News

Ankesat e partive minoritare, vendos PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar ankesat e partive politike joserbe lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

PZAP ka marrë vendim që të anulohen në tërësi votat për subjektet politike boshnjake në këto komuna: Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Garaqanicë, Partesh, Kollokot dhe Novobërdë.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar ankesën e kandidates për deputete të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Florentina Gjergjaj, me ç’rast kanë kërkuar që të rinumërohen fletëvotimet me kusht në të gjitha komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora, vetëm sa i përket subjektit politik AAK./UBTNews

Exit mobile version