Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 6 shkurt të këtij viti do të mbahet ankandi i parë për vitin 2025.
Sipas Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.