UBT News

Anija ruse arrin në Siri me drithëra që dyshohet se janë vjedhur nga Ukraina

Imazhet satelitore tregojnë se një anije ruse me drithëra, që dyshohet se janë vjedhur nga fermat ukrainase ka mbërritur në portin sirian të Latakisë.

Imazhet e reja — të ofruara nga Maxar Technologies — treguan transportuesin me shumicë Matros Pozynich në Latakia më 27 maj.

Është një nga tri anijet që kanë ngarkuar grurë në portin e Krimesë të Sevastopolit që nga pushtimi rus i Ukrainës. Për herë të fundit u pa në Sevastopol më 19 maj dhe më pas u gjurmua duke kaluar tranzit në ngushticën e Bosforit dhe në jug përgjatë bregdetit turk. Është vlerësuar se anija mund të transportojë rreth 30 mijë ton drithë. Edhe një anije tjetër e Matros Pozynich dyshohet se ka vjedhur drithëra në Sevastopol në dy javët e fundit.

Vjedhet e tilla po kërcënojnë të korrat e këtij viti në Ukrainë – që është prodhuesi më i madh i drithërave në botë.

Për Rusinë, gruri është një mall tërheqës. Çmimi i grurit është rreth 400 dollarë për ton në tregjet botërore dhe është rritur ndjeshëm këtë vit./UBTNews/

Exit mobile version