UBT News

Anija luftarake tajlandeze që u fundos, ku mbetën gjashtë persona të vdekur, kishte shumë pak jelek shpëtimi

Zyrtarët e marinës tajlandeze thanë të martën se nuk kishte mjaftueshëm jelek shpëtimi për të gjithë personat që ndodheshin në bordin e një luftanijeje që u fundos mëngjesin e të hënës si pasojë e motit të keq në Gjirin e Tajlandës, ku mbetën të vdekur gjashtë persona.

23 persona janë ende të zhdukur pas fundosjes së korvetës HTMS Sukhothai, ndërsa 76 persona janë shpëtuar, tha në një konferencë shtypi komandanti i përgjithshëm i Marinës Mbretërore Tajlandeze, Admirali Cherngchai Chomcherngpat.

Anija mbante 105 persona në momentin e fundosjes, 30 më shumë se zakonisht, dhe nuk kishte mjaft jelek shpëtimi për të gjithë, tha Cherngchai.

Ekuipazhi ishte “plotësisht i vetëdijshëm për problemin e mungesës së jelekëve të shpëtimit për 30 oficerë të tjerë. Ata u përpoqën të përdornin mjete të tjera që mund të shpëtonin jetën e oficerëve që nuk kishin jelek shpëtimi”, tha admirali./UBTNews/

Exit mobile version