Një anije me shtatë mijë tonë grurë ka lundruar nga porti i okupuar i Ukrainës, Berdyansk, tha të enjten zyrtari i emëruar nga Moska në rajon, duke shënuar dërgesën e parë të grurit që nga fillimi i armiqësive.
“Pas shumë muajsh vonesë, anija e parë tregtare u largua nga porti tregtar i Berdyansk, shtatë mijë tonë grurë po shkojnë drejt vendeve mike”, tha në Telegram Evgeny Balitsky, kreu i administratës pro-ruse.
Anijet ruse të Detit të Zi po garantojnë sigurinë e udhëtimit, tha ai, duke shtuar se porti ukrainas ishte çminuar.
Berdyansk është një qytet port në rajonin e Zaporizhzhia në juglindje të Ukrainës.
Ukraina ka akuzuar Rusinë dhe aleatët e saj për vjedhjen e grurit të saj, duke kontribuar në një mungesë globale të ushqimit të shkaktuar nga eksportet e drithërave të bllokuara në portet ukrainase.
Rajonet jugore të Ukrainës, Kherson dhe Zaporizhzhia, kanë qenë kryesisht nën kontrollin e Rusisë që nga javët e para të ndërhyrjes ushtarake të Moskës, dhe tani po integrohen me forcë në ekonominë e Rusisë. /UBTNews/