UBT News

Anija e parë me astronautë që doli nga orbita e Tokës

Apollo 8 më 21 dhjetor 1968, niset nga Qendra e amerikane e Hapësirës “Kennedy” duke u bërë anija e parë me astronautë në bord që del nga orbita e Tokës, hynë në orbitën e Hënës dhe të kthehet në mënyrë të sigurt në tokë.

Ekuipazhi prej tre astronautësh, Frank Borman, James Lovell, William Anders, u bënë njerëzit e parë që e shohin Tokën nga lart si një planet të tërë, dhe të parët që shohin drejtpërdrejt anën e errët të Hënës.

Anijes iu nevojiten tri ditë për të arritur në orbitën e Hënës. Në prag të Krishtlindjes, astronautët kryen një transmetim televiziv nga anija në orbitë, duke lexuar 10 rreshtat e parë nga Libri i Zanafillës për shikuesit në Tokë.

Misioni i suksesshëm Apollo 8 hapi rrugën për misionin Apollo 11, për të përmbushur qëllimin e presidentit John Kennedy për zbritjen e njeriut në Hënë para fundit të viteve ’60-ta. Apollo 8 u kthyen në Tokë më 27 dhjetor 1968, kur kapsula me tre astronautët u përplas në ujërat në pjesën veriore të Oqeanit Paqësor.

Exit mobile version