UBT News

Anija e Marinës Ruse u shkatërrua në portin jugor

Ushtria ukrainase thotë se kanë shkatërruar një anije e madhe ruse pranë qytetit portual jugor të Berdyansk.

Në një postim në Facebook, marina e Ukrainës thotë se një anije e madhe zbarkuese “Orsk”, është goditur dhe djegur në Detin Azov, mëngjesin e sotëm.

“Anija e madhe zbarkuese Orsk e Flotës së Detit të Zi të pushtuesve është shkatërruar në portin e Berdyansk të kapur nga Rusia”, thuhet në postim.

Mediat ukrainase raportojnë se një anije ruse është mbytur dhe dy të tjera janë në flakë dhe se janë goditur një depo municioni dhe një magazinë karburanti.

Nuk është e mundur të konfirmohet ky informacion nga burime të tjera.

Rusia pushtoi Berdyansk javë më parë dhe e ka përdorur portin për furnizim me karburant. Ai shtrihet midis Krimesë dhe qytetit të rrethuar të Mariupolit.

Exit mobile version