Personave të moshës nën 18-vjeç nuk iu lejohet më të marrin injeksione të toksinës botulinum – të njohura si botoks – apo fryrje të buzëve për arsye kozmetike në Angli.
Me ligjin e ri synohet të mbrohen të rinjtë nga dëmtimet pas viteve të përpjekjeve për të rregulluar industrinë e bukurisë jo-kirurgjikale.
Vetëm vitin e kaluar rreth 41 mijë procedura të stilit botoks u kryen te nën 18-vjeçarët në Angli. Sipas të dhënave të Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social, në vitin 2017 ka pasur deri në 29 mijë e 300 procedura mbushëse dermal.
Laura Brooks, 34-vjeçare, vendosi t’i mbushte buzët me procedurën mbushëse dermal në dhjetor të vitit të kaluar. Por procedura shkoi keq dhe ajo ende po përballet me disa probleme.
Laura thotë se ajo zgjodhi ta kryente procedurën pjesërisht, dhe arriti një marrëveshje me çmim të ulët në internet. Por pasiqë iu nënshtrua kësaj procedure e pa që diçka shkoi gabim.
“Sapo ia pashë fytyrën asaj, zemra ime filloi të më rrihte, dhe ndjeva gjakun që pikonte në anën e fytyrës sime”, deklaroi ajo, teksa shtoi se e ndjente që buzët vetëm po i fryheshin.
Brooks thotë se ënjtja iu largua, por disa efekte ende janë të dukshme te ajo, ndonëse u bënë nëntë muaj që nga ndërhyrja./UBTNews