UBT News

Anglia dhe Skocia përballë izolimit kombëtar

Në Angli dhe në pjesën më të madhe të Skocisë, njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi me përjashtim të disa rasteve, teksa izolimi kombëtar po fillon në të dy vendet.

Shkollat janë mbyllur në Angli, Skoci dhe Uells, teksa Irlanda Veriore do të zgjasë ‘periudhën e të mësuarit në distancë’.

Rregullat në Angli janë paraparë të zgjasin deri në mes të muajit shkurt, kurse në Skoci pritet të përfundojnë në fund të janarit.

Kryeministri Boris Johnson paralajmëroi se javët e ardhshme do të jenë të vështira.

Të hënën u regjistruan 58 mijë e 784 raste të reja në Britani të Madhe, kurse po ashtu u raportuan 407 raste të vdekjes./UBTNews

Exit mobile version