UBT News

Angelina Jolie tregon sekretet e bukurisë natyrale në moshën 50-vjeçare

Edhe pas dekadash në qendër të vëmendjes, Angelina Jolie vazhdon të tërheqë vëmendjen me pamjen e saj natyrale dhe elegancën e veçantë.

Në moshën 50-vjeçare, aktorja ikonike shkëlqen ende, dhe sipas ekspertëve, kjo nuk është thjesht rezultat i gjenetikës.

Jolie i ka kushtuar gjithmonë kujdes të veçantë lëkurës, duke ndjekur një rutinë të thjeshtë, por efektive.

Që nga fillimet e karrierës, ajo ka bashkëpunuar me dermatologen Rhonda Rand për të ndërtuar një regjim të qëndrueshëm dhe natyral.

Rregulli i parë: Mbrojtja nga dielli. Angelina nuk e anashkalon përdorimin e SPF, zakon që e ndihmon të parandalojë dëmtimet e hershme të lëkurës. Ajo përdor vetëm produkte të buta për pastrim, antioksidantë natyralë dhe herë pas here acide si glikolik apo alfa-hidroksi.

Ndryshe nga shumë të famshëm, Jolie shmang ndërhyrjet agresive, skrabet e forta dhe produktet me kimikate të shumta.

Grimin e përdor kryesisht për nevoja profesionale dhe kujdeset që pas çdo dite xhirimi, lëkura të pastrohet plotësisht.

Për të ruajtur shkëlqimin, ajo hidraton rregullisht lëkurën dhe herë pas here përdor trajtime të lehta me lazer.

Pa ndërhyrje drastike dhe me shumë kujdes, Jolie duket se sfidon moshën në mënyrën më natyrale të mundshme. /A.Z/UBT News/

 

 

Exit mobile version