Në 16 vitet e pushtetit, Angela Merkel nuk emëroi asnjë nga të afërmit e saj në një pozicion shtetëror.
Gjermania i tha lamtumirë udhëheqëses të saj, fizikanes dhe kimistes kuantike, e cila nuk u tundua nga moda apo dritat dhe nuk bleu prona të paluajtshme, makina, jahte dhe avionë privatë.
Ata dolën në ballkonet e tyre dhe duartrokitën për 6 minuta, një ovacion në këmbë në të gjithë vendin. Ajo u largua dhe të dashurit e saj nuk pretenduan përfitime.
Për gjashtëmbëdhjetë vjet, ajo kurrë nuk ndryshoi stilin e veshjet e saj.
Në një konferencë tjetër për shtyp, gazetarët e pyetën: “A keni një shërbyese shtëpie që pastron shtëpinë tuaj, përgatit ushqim, etj.”
Përgjigja e saj ishte: “Jo, nuk kam shërbëtorë dhe nuk kam nevojë për ta. Burri im dhe unë i bëjmë punët e shtëpisë çdo ditë”.
Merkel jeton në një apartament normal si çdo qytetar tjetër.
Ajo jetonte në këtë apartament para se të zgjidhej Kancelare e Gjermanisë. Ajo nuk e la këtë apartament për të zotëruar një vilë të sajën me pishina e kopshte.
Angela Merkel, kancelarja e ekonomisë më të madhe të Evropës, do të mbetet gjithmonë një shembull i shkëlqyer i lidershipit, e udhëhequr nga vlerat, parimet vetëmohuese, faktet dhe ndjeshmëria./voal.ch