UBT News

Angazhohen 30 gjyqtarë kujdestarë për zgjedhje

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka angazhuar 30 gjyqtarë kujdestarë në nivel vendi për zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen sot në Kosovë.

“Në Gjykatën Themelore të Prishtinës janë caktuar 8 gjyqtarë, 1 vjen nga departamenti special, 2 nga departamenti i krimeve të rënda dhe 5 të tjerë në departamentin e përgjithshëm. Në Gjykatën Themelore të Gjilanit janë caktuar 4 gjyqtarë, 1 në departamentin e krimeve të rënda dhe 3 në departamentin e përgjithshëm. Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe ajo në veri 1 gjyqtarë në departamentin e përgjithshëm. Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar 4 gjyqtarë, 1 në departamentin e krimeve të rënda dhe 3 në departamentin e përgjithshëm. Edhe Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar 5 gjyqtarë, 1 në departamentin e krimeve të rënda dhe 4 në departamentin e përgjithshëm. Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar 2 gjyqtarë, 1 në departamentin e krimeve të rënda dhe 1 në departamentin e përgjithshëm, si dhe Gjykata Themelore në Prizren 4 gjyqtarë, 1 në departamentin e krimeve të rënda dhe 3 në departamentin e përgjithshëm”, ka thënë Fatime Dërmaku nga KGJK-ja ditë më parë në konferencë për media./UBTNews

Exit mobile version