Suedia thotë se “po pret” që Turqia të nisë procesin për ratifikimin e aplikimit të saj për t’u anëtarësuar në NATO, tha ministri i Jashtëm i vendit, Tobias Billstrom.
Në një konferencë për shtyp në Riga të Letonisë të enjten, Billstom nënvizoi gatishmërinë e Suedisë për të vazhduar me aplikimin e saj për anëtarësim.
“Po, ne jemi plotësisht gati dhe presim që procesi i ratifikimit të fillojë në Ankara”, tha Billstrom pas takimit me homologët e tij nordikë dhe balltikë.
Pas muajsh negociatash, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan u pajtua të mbështes ofertën e anëtarësimit të Suedisë në samitin e NATO-s në Vilnius në muajin korrik.
Suedia tani pret që parlamenti turk të votojë një dokument që miraton pranimin e saj në aleancën ushtarake./UBTNews/