UBT News

Anëtarësimi në BE, Serbia shënon progres, hapen negociatat për 4 kapituj

Serbia hodhi një hap të rëndësishëm përpara në përpjekjet për t’iu bashkuar BE-së duke çelur negociatat për një bllok kapitujsh. Në konferencën ndërqeveritare të mbajtur të martën në Bruksel u hapen bisedimet për 4 kapituj që ka të bëjë me politikën e transportit, energjisë, rrjeteve trans-evropiane, mbrojtjen e ambientit dhe ndryshimet klimatike.

Duke folur në emër të BE-së, Sekretari slloven i shtetit, Gasper Dovzhan, e cilësoi këtë si një hap të suksesshme të Presidencës sllovene, që do të ndikojë në dinamiken e procesit negociator.

 “Megjithatë ne vlerësojmë se duhet bërë më shumë sa i përket reformave në sistemin e drejtësisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe në proceset e brendshme të rasteve të krimeve të luftës”.

Megjithatë Beogradi u paralajmërua se progresi në rrugën e integrimit europian vazhdon të varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, transmeton a2news.al.

Komisioneri i zgjerimit, Oliver Varhelyi hapjen e katër kapitujve në negociatat me Serbinë e quajti “sinjal të rëndësishëm jo vetëm për Serbinë por edhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Negociatat e anëtarësimit po përparojnë dhe BE-ja po i përgjigjet përparimit që bëjnë shtetet kandidate. Hapja e negociatave për këta kapituj, do të thotë se tani mund të fillojë puna e rëndësishme në këto fusha. Na pret punë shumë e madhe”.

Beorgadi ka çelur 22 kapituj në negociatat me Brukselin që prej nisjes së bisedimeve në2014. Kjo është hera e parë që çelen 4 kapituj njëherësh, me kryeministren Ana Brnabic që foli për një gur themeli të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Serbisë. Brnabic paralajmëroi investime të mëdha të Serbisë në fushën e ruajtjes së mjedisit.

Exit mobile version