Ukraina nuk do t’i bashkohet NATO-s për sa kohë që lufta po vazhdon, tha të mërkurën shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.
“Unë mendoj se të gjithë e kuptuan se, anëtarësimi në mes të një lufte, nuk është në rend dite”, tha ai në një ngjarje të organizuar nga Fondi Gjerman Marshall i SHBA-së në Bruksel. “Çështja është se çfarë ndodh kur të përfundojë lufta”.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pritet të marrë pjesë personalisht në samitin e ardhshëm të NATO-s në Vilnius në korrik, dhe më parë ka thënë se do të jetë një moment i duhur për një deklaratë politike në lidhje me perspektivën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO./UBTNews/