Anemia është gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut ose kur ato nuk funksionojnë si duhet.
Kjo nënkupton një mungesë të hemoglobinës, substancës që bart oksigjenin në trup dhe ndihmon në largimin e dioksidit të karbonit.
Nëse këto procese ndërpriten, organizmi mund të rrezikohet nga helmimi me dioksid karboni.
Shkaqet e anemisë janë të shumta dhe shpesh simptoma e saj ngatërrohet me lodhjen e zakonshme.
Megjithatë, nëse vëreni disa nga shenjat e mëposhtme, është e këshillueshme të konsultoheni me mjekun:
– Zbehje e lëkurës: Një shenjë klasike e anemisë është ndryshimi i ngjyrës së lëkurës. Përveç fytyrës, zbehja vihet re edhe në duar, qepallë dhe gjuhë.
– Rrahje të parregullta: Kur mungon hemoglobina, zemra punon më shumë për të shpërndarë oksigjenin, duke shkaktuar ritëm të parregullt të rrahjeve.
– Lodhje e vazhdueshme: Pa oksigjen të mjaftueshëm, trupi shpenzon më shumë energji për të funksionuar normalisht, gjë që çon në ndjesi të fortë lodhjeje.
– Probleme me përqendrimin: Ashtu si çdo organ tjetër, truri vuan nga mungesa e oksigjenit, duke bërë të vështirësohet përqendrimi dhe mendimi i qartë
– Hollim i thonjve: Thonjtë që dobësohen ose krijojnë formë të lugës mund të jenë një tregues i anemisë.
– Çarje në këndet e buzëve: Ndryshe nga tharja e zakonshme, anemia shkakton çarje të theksuara, veçanërisht në cepat e buzëve.
Nëse keni vërejtur ndonjërën prej këtyre shenjave, është e rëndësishme të kërkoni këshillë mjekësore për të diagnostikuar dhe trajtuar në kohë aneminë.