Anemia është sëmundje që të sjell probleme në organizëm ku mbi të gjitha ulje të fuqisë fizike. Ajo zhvillohet kur nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, të shëndetshme, për të transportuar oksigjenin në gjithë trupin.
Qelizat e gjakut mund të kenë mungesë të hemoglobinës, proteina që iu jep qelizave ngjyrën e kuqe.
Ja disa nga shkaqet që çojnë në zhvillimin e anemisë si tek fëmijët ashtu edhe të rriturit:
Humbje të gjakut
Humbja e shumë qelizave të kuqe të gjakut është shkaktar i zakonshëm i anemisë. Gjakderdhja gjatë ciklit menstrual, ulcera, dëmtime ose operacioni shkaktojnë humbje të gjakut deri në anemi. Gratë që kanë shumë gjakderdhje gjatë ciklit menstrual duhet të bëjnë analiza për anemi.
Hekuri me pakicë
Një dietë e ulët në hekur shkakton anemi. Hekuri nga burimet bimore e suplementet s’absorbohet aq mirë sa në burimet shtazore. Problemet me tretjen, si sëmundja e Crohn, celiake ndërhyjnë në absorbimin e hekurit. Disa ushqime vështirësojnë marrjen e hekurit kur merren me ushqime që janë të pasura në hekur.
Këtu përfshihen: Produktet e qumështit, ushqime të tjera të pasura në kalcium, antacidet, kafja, çaji.
Mungesa në vitamina
Trupi ka nevojë për vitaminën B12 ashtu dhe për folate për të prodhuar qeliza të kuqe. Një dietë e ulët në këto vitamina shkakton anemi. Një çrregullim autoimunitar ose problem me tretjen pengon trupin të absorbojë vitaminë B12. Ushqimet me bazë shtazore dhe drithërat janë burim i mirë i vitaminës B12. Ndërsa folate gjendet tek perimet e gjelbra, frutat, fasulet dhe bizelet, dhe janë të shtuara si acid folik tek buka, makaronat dhe drithërat.
Faktorët e rrezikut
Gratë që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike janë më të predispozuar që të zhvillojnë anemi. Kur humbasin shumë gjak gjatë ciklit, gratë bëhen anemike. Shtatzënia shkakton ndryshime në volumin e gjakut tek gratë, gjë që mund të rezultojë në anemi. Sëmundjet kronike si të veshkave ndërhyjnë në aftësinë e trupit për të prodhuar qeliza të kuqe të gjakut. Një dietë e ulët në hekur, folate ose vitaminë B12 mund të rrisë rrezikun. Disa lloje të anemisë janë edhe të trashëguara. /UBT News/