Shtetet e Bashkuara duhet të ndryshojnë pikëpamjen e “shtrembëruar” karshi Kinës ose do të pasojë “konflikti dhe konfrontimi”, tha ministri i Jashtëm i Kinës të martën, teksa mbrojti qëndrimin e Pekinit lidhur me luftën në Ukrainë dhe raportet e ngushta me Rusinë.
Në një konferencë për media, Qin akuzoi Perëndimin se “ndezi zjarrin” e konfliktit duke i ofruar Ukrainës armë.
Duke folur për Sky News, analisti ushtarak, Sean Bell ka thënë se është shqetësuese kur një superfuqi fillon të flasë për “një konflikt të mundshëm”.
“SHBA u tregua mjaft e ashpër me Kinën kohët e fundit, veçanërisht duke u përpjekur t’ia ndalojë furnizimin me armë Rusisë”, tha ai.
Sipas tij, pozicioni i Kinës ndaj Tajvanit balonat e dyshuara të spiunazhit kanë tronditur gjithashtu marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kinës.
Por zoti Bell thotë se pavarësisht komenteve të bëra nga Kina dje, realiteti është se Pekini ka nevojë për qasje në tregjet globale dhe “në fakt nuk dëshiron” të hyjë në një luftë të re të ftohtë me Amerikën./UBTNews/