UBT News

Amy Schumer rrëfen pse i hoqi fotot nga Instagram para transformimit fizik

Aktorja dhe komediania amerikane, Amy Schumer, 44 vjeç, ka shpjeguar arsyen pse hoqi pothuajse të gjitha fotot e vjetra nga Instagrami.

Ajo theksoi se vendimi nuk lidhej me pamjen e jashtme, por me shëndetin dhe mirëqenien e saj. Në një postim të fundit, Schumer shkroi:

“Kam qenë krenare për pamjen. Kam punuar të mos kem më dhimbje dhe po ndjehem mirë. Endometrioza ime është përmirësuar, shpina ime po shërohet dhe nuk kam më sindromën e Cushing-ut. Jam mirënjohëse që jam e fortë, e shëndetshme, sidomos për djalin tim.”

Ajo pohoi se nuk nisi këtë ndryshim për humbje peshe, por për të ndjerë mirëqenie fizike.

Schumer shtoi se pesha e saj mund të ndryshojë për shkak të perimenopauzës dhe terapisë hormonale, duke inkurajuar ndjekësit të tregojnë dashuri dhe respekt për veten dhe të tjerët, pavarësisht pamjes apo përkatësive.

Ylli i filmit Trainwreck ka folur më parë hapur për përdorimin e ilaçeve për humbje peshe. Ajo pranoi se kishte provuar ‘Ozempic’, por për shkak të efekteve anësore kaloi te Mounjaro, me të cilin humbi rreth 35 kilogramë pa probleme shëndetësore.

Schumer është e martuar me shefin e kuzhinës Chris Fischer që nga viti 2018 dhe kanë një djalë gjashtëvjeçar, Gene. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version