UBT News

Amnesty thotë se përdorimi i plumbave të gomës nga policia është në rritje

Përdorimi i plumbave të gomës dhe predhave të tjera nga ana e policisë kundër protestuesve paqësorë është rritur në mbarë botën, duke sjellë lëndime dhe madje edhe viktima, njoftoi Amnesty International.

Grupi ka bërë thirrje për rregullim më të rreptë ndërkombëtar të tregtisë dhe përdorimit të pajisjeve të tilla, shpesh të njohura si armë “më pak vdekjeprurëse”.

Çfarë thuhet në raport?

Amnesty tha se ka kryer kërkime në më shumë se 30 vende gjatë pesë vjetëve të fundit. Sondazhi pasoi përdorimin e plumbave të gomës, granata me gomë dhe gaz lotsjellës që u qëlluan drejt demonstruesve në Amerikën Jugore dhe Qendrore, Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe SHBA.

“Mijëra protestues dhe kalimtarë janë gjymtuar dhe dhjetra janë vrarë nga përdorimi shpesh i pamatur dhe joproporcional i armëve më pak vdekjeprurëse për zbatim të ligjit”, njoftoi organizata e të drejtave të njeriut në një raport të titulluar “My Eye Exploded”, që u publikua me Fondacionin Kërkimor Omega.

“Ka pasur një rritje alarmante të dëmtimeve të syrit, përfshirë këputjet e syrit, shkëputjet e retinës dhe humbjen e plotë të shikimit”, njoftoi tutje Amnesty.

Madje sipas raportit, përdorimi i plumbave të gomës për të shtypur protestat paqësore u bë tashmë i zakonshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Amnesty ka dokumentuar gjithashtu raste të predhave të gazit lotsjellës që u gjuajtën drejtpërdrejt ndaj njerëzve në shtetet sikurse Kili, Kolumbia, Ekuadori, Franca, Irani, Iraku, Tunizia dhe Venezuela, ndër të tjera./UBTNews/

Exit mobile version