UBT News

Amnesty: Paraushtarakët e Sudanit fajtorë për shumicën e mizorive

Si forcat e armatosura sudaneze ashtu edhe forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), që u përfshinë në një konflikt të egër që nga mesi i muajit prill, kanë kryer krime të shumta lufte, njoftoi Amnesty International në raportin e saj të fundit.

Në raport listohen krimet që nga dhuna seksuale ndaj grave dhe vajzave e deri te sulmet ku janë në shënjestër pakicat në provincën e Darfurit, si dhe sulmet ndan një kishe në një lagje Khartoum.

Amnesty thotë se fajtori kryesor është RSF-ja për shumicën e mizorive. Megjithatë aty u dokumentuan edhe krime të kryera nga ushtria, që udhëhiqet nga gjenerali i ushtrisë Abdel Fattah Burhan.

“Këto grupe paraushtarake që kanë kryer një përqindje shumë të madhe të abuzimeve. Nuk janë ata të vetmit autorë. Por sipas asaj që kemi mundur të dokumentojmë deri më tani, ata janë autorët kryesorë”, deklaroi Donatella Rovera, një nga autoret e raportit./UBTNews/

Exit mobile version