UBT News

Amnesty International: Politikat izraelite kundër palestinezëve janë aparteid

Ligjet, politikat dhe praktikat izraelite kundër palestinezëve në Izrael dhe në territoret e pushtuara janë aparteid, kështu u deklarua Amnesty International.

Një raport i ri pretendon se shteti izraelit mban “një regjim të institucionalizuar të shtypjes dhe dominimit të popullsisë palestineze, për të mirën e izraelitëve hebrenj”.

Aparteidi konsiderohet një krim kundër njerëzimit sipas ligjit ndërkombëtar. Ndërsa Izraeli thotë se “i hedh poshtë absolutisht të gjitha akuzat e rreme” në raport.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme akuzoi Amnesty International për të dhënat e raportit.

“Raporti mohon të drejtën e shtetit të Izraelit për të ekzistuar si shtet kombëtar i popullit hebre. Gjuha e tij ekstremiste dhe shtrembërimi i kontekstit historik janë krijuar për të demonizuar Izraelin dhe për të hedhur benzinë në zjarrin e antisemitizmit”, thanë ata në një deklaratë.

Ministria e Jashtme palestineze e mirëpriti raportin, duke thënë se ai ishte një “pohim i detajuar i realitetit mizor të racizmit të rrënjosur, përjashtimit, shtypjes, kolonializmit, aparteidit dhe përpjekjes për asgjësim që populli palestinez ka duruar”.

Aparteidi ishte një politikë e ndarjes dhe diskriminimit racor që u zbatua nga qeveria e pakicës së bardhë në Afrikën e Jugut kundër shumicës së zezë të vendit nga viti 1948 deri në 1991.

Tre traktate kryesore ndërkombëtare ndalojnë aparteidin, duke përfshirë Konventën Ndërkombëtare të vitit 1973 mbi Shtypjen dhe Ndëshkimin e Krimit të Aparteidit.

Konventa e përkufizon aparteidin siveprime çnjerëzore të kryera me qëllim të vendosjes dhe ruajtjes së dominimit të një grupi racor personash mbi çdo grup tjetër racor të personave dhe shtypjes sistematike të tyre”./UBTNews/

Exit mobile version