Një burrë u bë viral në TikTok pasi ndërtoi një pishinë funksionale në oborrin e shtëpisë së tij për vetëm 12 orë, duke përdorur paleta druri.
Caleb Harrison, 27-vjeçar nga Middle, Tennesse, vendosi ‘ta luftonte’ nxehtësinë e madhe të verës duke krijuar një pishinë në të cilën ai dhe gruaja e tij, Kayla, 26 vjeçe, mund të pushonin gjatë muajve më të nxehtë.
“I etur për të kursyer paratë”, 27-vjeçari hartoi një plan për ta ndërtuar një pishinë e cila i kushtoi vetëm 140 dollarë për material, si dhe për gjësende tjera që i mori falas.
Në një video të filmuar nga gruaja e tij, Kayla, ai shihet në fazat e para të projektit, duke punuar me paleta druri dhe mjete tjera.
Videoja pastaj përfundon, duke i lënë shikuesit në pritje nëse Caleb e ka përmbushur apo jo detyrën në fjalë./UBTNews