UBT News

Amerikani me 864 tatuazhe hyn në Guinness

Amerikani Michael Amoia ka 864 tatuazhe në trup, e që të gjitha janë forma insektesh. Në trupin e tij ai ka gdhendur molë, flutura, milingona, gaforre, merimanga, akrepë e të tjera. Ndonëse të gjitha tatuazhet janë në formë insektesh, ai pranon se realisht “i urren insektet”.

Madje ai ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness, duke thyer rekordin paraprak të britanezit Batxer Milson, i cili ka gjithsej 402 tatuazhe të insekteve.

Tatuazhi i parë i tij ishte një mbretëreshë e milingonave të kuqe që ai e bëri në krahun e djathtë kur ishte 21-vjeçar – por ai tha se njerëzit mendojnë se ai i do insektet.

Tatuazhet e tij marrin shumë vëmendje te njerëzit, por shprehet se ndonëse mund të merret në kuptim negativ, mesazhi është pozitiv.

Majk është producent muzikor. Karrierën e filloi kur ishte vetëm 22-vjeç dhe ka punuar me shumë klientë të profilit të lartë./UBTNews

Exit mobile version