Deri në 2050-tën, qytetarët e SHBA-së do të paguajnë një total prej 6.5 trilionë dollarë kosto interesi për luftrat e tyre në Afganistan dhe Irak, thotë Associated Press.
“Misioni gati 20-vjeçar luftarak në Afganistan ishte lufta më e gjatë e Shteteve të Bashkuara. Amerikanët e thjeshtë kanë tendencën ta harrojnë, dhe ka pasur më pak vëmendje nga Kongresi sesa lufta e Vietnamit. Por bilanci i saj i vdekjeve është i lartë dhe gjeneratat e ardhshme do të mbajnë koston e të paguajnë për të”, tha Ellen Knickmeyer e AP-së.
Sipas raportit, kostoja direkte e borxhit të financuar të dyja këtyre luftrave është 2 trilionë dollarë, megjithatë deri në 2030 një shumë e të njëjtit nivel do të paguhet në kosto interesi e po kaq, deri në 2050. Që nga Lufta Civile Amerikane deri në Luftën Koreane, qeveria e SHBA-së, për konfliktet e saj ka paguar kryesisht përmes taksave dhe obligacioneve të luftës.
Por në epokën pas 11 shtatorit, shpenzimet ushtarake amerikane janë financuar pothuajse tërësisht përmes borxhit. Një gjë e tillë, koston e vërtetë të luftës, sipas ekspertëve, e shtyn mbi shpatullat e brezave të rinj.