UBT News

Amerika i bashkohet Kosovës në ditë zie

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka vënë flamurin në gjysmë shtizë në nderim të policit të ndjerë, Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielën në një sulm terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur 25 shtatorin Ditë Zie Kombëtare në Republikën e Kosovës. Ne i bashkohemi institucioneve të Kosovës në zi për humbjen e rreshterit policor, Afrim Bunjaku. Sot, flamuri ynë në Ambasadën Amerikane është ulur në gjysmështizë për nder të tij”, ka shkruar Ambasada amerikane në platformën X. 

Exit mobile version