Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për kthimin e ambasadores së saj në Kiev.
Ndërsa nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga Londra se Melinda Simmons është kthyer në punë në kryeqytetin ukrainas, ajo shkroi në Twitter të premten, “Ishte një udhëtim i gjatë, por ia vlente të kalonim distancën. Shumë mirë që jam sërish në Kiev.”
Në fjalimin e tij në video të së premtes mbrëma, Zelensky tha se kthimi i ambasadorit të Britanisë do të thoshte se misionet diplomatike nga 27 vende tani po vepronin përsëri në Kiev.
“Ky është një gjest jashtëzakonisht i rëndësishëm mbështetjeje për Ukrainën dhe ne u jemi mirënjohës të gjithëve,” tha ai./UBTNews/