Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka mirëpritur në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, ambasadoren e Ambasadës së Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Përgjatë kësaj vizite, ambasadorja Ziv, u njoftua nga rektori Hajrizi me ekosistemin më të madh shkencor dhe arsimor të Kosovës, përmes së cilit UBT po nxjerr kuadro profesionale në fusha të ndryshme të jetës.
“UBT Small Scale Innovation Ecosystem”, një ambient premtues për studime, frymëzues për punë e inspirues për të ardhmen ishte në qendër të diskutimit mes rektorit Hajrizi e ambasadores Ziv, vizitë për të cilën u nda shumë e kënaqur mysafirja izraelite me atë që pa në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan.
Theks i veçantë gjatë këtij takimi i është dhënë mundësisë së krijimit të urave të bashkëpunimit në mes të institucioneve arsimore e shkencore të Kosovës dhe Izraelit, për të shkëmbyer përvojat e mira e të suksesshme si dhe për të parë mundësitë për projekte të përbashkëta inovative dhe shkencore.