UBT News

Ambasadori ukrainas thotë se edhe Turqia blen grurë të vjedhur nga Rusia

Ambasadori ukrainas në Ankara tha të premten se Turqia është në mesin e shteteve që blejnë grurin që Rusia e vjedhi nga Ukraina, sipas Reuters.

Ambasadori Vasyl Bodnar po ashtu u tha reporterëve se ka kërkuar ndihmë nga autoritetet turke dhe Interpoli për ta hetuar rastin se kush ka qenë i përfshirë në ngarkesat e drithërave që kalojnë tranzit në ujërat turke.

Të enjten, ambasada ukrainase në Bejrut e akuzoi Rusinë që i ka dërguar Sirisë rreth 100 mijë ton grurë të vjedhur nga Ukraina, duke e quajtur këtë “aktivitet kriminal”./UBTNews/

Exit mobile version