UBT News

Ambasadori palestinez në Serbi: Takimi me Gërvallën s’do të thotë se kemi ndryshuar qëndrimin për Kosovën

Ambasadori palestinez në Serbi, Mohammed Nabhan, ka thënë se qëndrimi i Palestinës për Kosovën nuk po ndryshon dhe se fakti që Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla u takua së fundi me ministrin e Jashtëm palestinez, Riyad Malki nuk ka të bëjë me ndonjë ndryshim qëndrimi rreth çështjes së Kosovës.

Bëhet fjalë për një takim që kyediplomatja e Kosovës dhe ai palestinez e zhvilluan në kuadër të Forumit të Antalias për Diplomaci.

“Fakti që ministri u takua në një qytet turk nuk do të thotë asgjë për ne dhe nuk do të thotë ndryshim qëndrimi”, tha Nabhan për Kosova-online .

Ai shtoi se Palestina, kur bëhet fjalë për Kosovën, udhëhiqet nga dy parime, e që siç tha ai janë respektimi i Rezolutës 1244 të OKB-së dhe avokimi për negociata mes Prishtinës dhe Beogradit, shkruan Danas, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo zonjë nuk e di mirë se çfarë do të thotë Jerusalemi për Palestinën dhe arabët. Duhet të dijë pozicionin e Palestinës, myslimanëve dhe të krishterëve palestinezë dhe vetëm atëherë të thotë diçka për këtë”, u shpreh Nabhan, duke përsëritur se çështja e Jerusalemit për Palestinën është një vijë e kuqe që askush nuk mund ta kalojë./klankosova.tv.

Exit mobile version