UBT News

Ambasadori Orlando: Vala e dytë e pandemisë po vjen

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të jenë të vëmendshëm sepse vala e dytë e pandemisë po vjen.

Orlando me anë të një shkrimi në Twitter ka kërkuar nga qytetarët t’i respektojnë masat, sepse vetëm kështu mund të kujdesen për ekonominë.

“Mos bëni gabime: vala e dytë po vjen. Mënyra e vetme për të mbrojtur ekonomi dhe evituar mbylljen: mbajtja e maskës, larja e duarve, mbajtja e distancës & në mënyrë absolute evitimi i turmave. Secili duhet të kryejë detyrën e vet”, ka shkruar Orlando në Twitter./UBTNews

Exit mobile version