Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur në zgjedhjet e së dielës dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor.
Ai në Twitter shkroi se po presin që formimi i Qeverisë së Kosovës dhe zgjedhja e Presidentit të bëhen në kohë.
“Populli foli! Sipas rezultateve paraprake, uroj Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor. Secili fiton kur demokracia lulëzon! Presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit!”, shkroi ai në Twitter./UBTNews