Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Antonello De Rui, ka mbajtur një takim zyrtar sot në presidencën e Kosovës me presidenten Vjosa Osmani. Pas takimit, De Rui ka komentuar se ata diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe ka bërë të ditur se Italia vazhdon të mbështesë një Kosovë të sigurt dhe multietnike.
“Në takimin tim me Presidenten Vjosa Osmani, kemi biseduar për ngjarjet aktuale në Kosovë. Italia vazhdon të jetë e vendosur në mbështetjen e një Kosovëje të sigurt dhe multietnike,” deklaroi De Rui në njoftimin e tij për media.
Ky takim reflektoi angazhimin e vazhdueshëm të Italisë në përkrahje të stabilitetit dhe diversitetit etnik në Kosovë, në një periudhë kur rajoni përjeton sfida dhe zhvillime të rëndësishme politike dhe të sigurisë./UBTnews/