Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando u takua sot me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti. Orlando thotë se ka uruar Vetëvendosjen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasadori tregoi se në takim u diskutua edhe për hapat e ardhshëm dhe se ka inkurajuar Kurtin për formimin e shpejtë Qeverisë së re.
Me këtë rast Orlando thotë se e ka siguruar Kurtin se Italia do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin euro-atlantik.
“Në një takim miqësor i urova Albin Kurti fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje. Ne diskutuam hapat e ardhshëm ndërsa inkurajova formimin e shpejtë të Qeverisë së re. Unë e sigurova atë se Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin Euro-Atlantik”, ka shkruar Orlando.