Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi priti në një takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, me të cilin diskutuan për një sërë çështjesh që ndërlidhin fushën e arsimit dhe edukimit dhe rrjetëzimin e institucioneve arsimore në Kosovë dhe Shqipëri.
Rektori Hajrizi dhe Ambasadori Malaj theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për ngritjen e nivelit të arsimit dhe për shfrytëzimin e potencialeve të akademisë për ngritjen e kompetencave profesionale në fushat që janë në interes për të dy vendet.
Ambasadori Malaj pa nga afër infrastrukturën moderne që ofron UBT në Parkun Shkencor Inovativ në Lipjan, për studentët nga mbarë trojet shqiptare.