Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, përmes një videoje është prezantuar në marrjen e detyrës.
Ai në një video-mesazh në Facebook, tha se për gjermanët Kosova është një mik i mirë dhe një partner i rëndësishëm, raporton KosovaPress.
“Ne kemi qenë krenarë që e kemi mbështetur Kosovën si një komb të pavarur dhe sovran për një kohë të gjatë. Unë dua të mbështes integrimin ndërkombëtar të Kosovës, veçanërisht rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Dhe mbi të gjitha, pres me padurim t’ju njoh të gjithëve juve e këtë vend të bukur dhe ushqimin e tij të mrekullueshëm”, tha diplomati i ri gjerman.
Ambasadori Rainer Rudolph ishte zëvendëskryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut (MSC).
Ai është diplomat gjerman dhe zëvendës shef i Misionit në Ambasadën Gjermane në Vjenë deri në vitin 2023. Më parë, ai ishte i emëruar në Përfaqësinë e Përhershme të Gjermanisë në Bashkimin Evropian në Bruksel dhe në ambasadat Gjermane në Varshavë dhe Uashington. Në Berlin, ai punoi dy herë në Kancelarinë Federale, përfshirë si shef i divizionit përgjegjës për marrëdhëniet e jashtme të BE-së, zgjerimin e BE-së dhe marrëdhëniet me shtetet anëtare të BE-së.
Rudolph u diplomua në Universitetin e Tübingenit me një diplomë në Histori dhe Letërsi Gjermane. Ai është një Bashkëpunëtor i Asociuar në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP).
Diplomati gjerman u emërua ambasador i ri i Gjermanisë në Kosovë në shtator të këtij viti, pas skadimit të mandatit të paraardhësit të tij në këtë detyrë Jorn Rohde./D.b//KP