Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka njoftuar se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës po përkrahet nga grupet më të fuqishme parlamentare të Bundestagut gjerman.
Ambasadori Ajeti, në një postim në Facebook, ka publikuar letrën e dy deputetëve gjermanë, Frank Schwabe dhe Adis Ahmetovic nga SDP-ja, përmes së cilës përkrahet anëtarësimi i Kosovës në KiE.
“Kërkesa e djeshme e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës është duke u përkrahur nga grupet më të fuqishme parlamentare të Bundestagut gjerman. Faleminderit për mbështetjen Frank Schwabe dhe Adis Ahmetovic nga SPD”, ka shkruar ambasadori Ajeti.