Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan tha se Antonio Guterres duhet të japë dorëheqje nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Reagimi erdhi pasi Guterres bëri thirrje për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, duke i akuzuar të dyja palët për vrasjen dhe plagosjen e civilëve në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar humanitar.
Guterres tha se vuajtjet e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë “aktet e tmerrshme dhe të paprecedentë të terrorit të 7 tetorit” nga Hamasi në Izrael dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve. Por ai gjithashtu theksoi se “ato sulme të tmerrshme nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”.
Erdan tha se Guterres nuk është i duhuri për ta udhëhequr OKB-në dhe bëri thirrje për dorëheqje të menjëhershme./UBTNews/