UBT News

Ambasadori i Francës kërkon të shmanget çdo veprim i njëanshëm që nxit tensionet

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar lidhur me mosarritjen e marrëveshjes për targat, mes Kosovës dhe Serbisë, pas takimeve të djeshme në Bruksel.

Franca shpreh keqardhje për mungesën e një marrëveshjeje të tillë, shprehet Guerot mes tjerash përmes Twitter, përcjell klankosova.tv.

”Franca shpreh keqardhje për mungesën e një marrëveshjeje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pas takimit të 21 nëntorit në Bruksel, nën kujdesin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Josep Borrell”.

Tutje ai po ashtu ka dhënë një dozë qortimi, duke iu bashkuar thirrjeve të Bashkimit Europian që të shmanget çdo veprim i njëanshëm i cili mund të nxiste tensionet.

“Ajo i bashkohet thirrjeve të Bashkimit Evropian për të shmangur çdo veprim të njëanshëm që mund të nxisë tensionet. Ai u kërkon të dyja palëve, dhe në veçanti Kosovës, të pranojnë propozimin e kompromisit të formuluar nga Bashkimi Evropian”.

Megjithatë, Franca jep qëndrimin e saj, duke kërkuar nga palët e Kosovës dhe asaj të Serbisë, që të vazhdojnë diskutimet mbi frymën e kompromisit.

”Franca mbështet plotësisht ndërmjetësimin evropian, i cili duhet të bëjë të mundur përparimin drejt një marrëveshjeje globale dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe të ecim përpara në drejtim të perspektivës evropiane të dy vendeve”.

”Ajo nxit palët që në ditët në vijim të vazhdojnë diskutimet në frymën e kompromisit dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura tashmë, duke përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe”.

Exit mobile version