UBT News

Ambasadori gjerman reagon për dështimet e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit

Dështimet e mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për të caktuar seancat plenare kanë nxitur reagimin e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ambasadori gjerman shpreson që të gjendet një qasje konstruktive nga të gjitha partitë politike dhe të arrihet kuorumi për mbledhjen e kryesisë.

“E rëndësishme që Kuvendi dhe të gjithë deputetët i përmbahen përgjegjësisë së tyre demokratike. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të gjitha partitë politike për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe arritjen e kuorumit së shpejti”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Important that the Parliament and all MPs live up to their democratic responsibility. Hoping for a constructive approach by all political parties for convening the Assembly Presidency and achieving the quorum soon

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 2, 2021

Kujtojmë që në mungesë të kuorumit për gjashtë herë ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Exit mobile version