UBT News

Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e LDK-së për çështjen e presidentit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka mirëpritur vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të marrë pjesë në procesin e votimit të presidentit të Kosovës.

Rohde shpreson se të gjithë deputetët e zgjedhur do ta ndjekin shembullin e LDK-së dhe t’i vendosin nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi ato politike.

“E lavdërueshme që LDK do të marrë pjesë në procesin zgjedhor për një president të ri. Shpresojmë që të gjithë deputetët e zgjedhur do të ndjekin këtë shembull dhe vendosin nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi ato politike. Unë nuk mund ta imagjinoj mbajtjen e zgjedhjeve të reja në mes të valës së pandemisë”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka njoftuar se do të marrë pjesë në seancën ku do të votohet presidenti i ri i Kosovës./UBTNews

Exit mobile version