Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde e ka quajtur lajm të mirë përparimin që ka shënuar Kosova në luftimin e korrupsionit, duke u renditur tri pikë më lart sesa në vitin 2020 në raportin e përvitshëm të Organizatës Transparency International.
Rohde ka shkruar në Twitter se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në luftimin e korrupsionit.
“Vërtet lajm i mirë! Kosova ka bërë përparim të dukshëm në luftimin e korrupsionit! Në indeksin anti-korrupsion të Transparency International ka përparuar për 17 vende, tani renditet në vendin e 87. Inkurajimi për Kosovën më në fund fillon, që me veprime konkrete‘ të luftohet seriozisht korrupsioni. Vetëm vazhdoni kështu! Kosova ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë”, ka thënë ai.