Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Nicholas Abbott ka uruar qytetarët e Kosovës në 14-vjetorin e shtetësisë së saj.
Ambasadori britanik shkroi: “Dëshiroj t’i përgëzoj të gjithë kosovarët teksa ju festoni sot Ditën e Pavarësisë”.
Sot Kosova feston 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputet nga gjithsej 120, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Deklarata e pavarësisë së Kosovës dhe shpallja e pavarësisë ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa president atë kohë ishte, Fatmir Sejdiu.