Ambasadori britanik në Kosovë, Tomas Szunyog e ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Szunyog në Twitter shkroi se shpreson që Kuvendi do të jetë sa më funksional dhe do të arrihet një konsensus politik për agjendën evropiane dhe çështjet me interes të qytetarëve.
“Mirëpres formimin e Kuvendit të Kosovës. Është thelbësore që deputetët të bashkohen rreth objektivave të përbashkëta dhe të adresojnë çështjet e ngutshme për Kosovën. Shpresoj të shoh një Kuvend funksional dhe konsensus politik për agjendën evropiane dhe të gjitha çështjet me interes të qytetarëve. Më të fortë së bashku”, ka shkruar Szunyog në Twitter.
Kryetar i Kuvendit të Kosovës u zgjodh Glauk Konjufca. Pro zgjedhjes së Konjufcës votuan 69 deputetë, 33 kundër dhe asnjë abstenim./UBTNews