Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që Kina t’i ushtrojë presion Rusisë t’i jap fund luftës në Ukrainë, deklaroi ambasadori amerikan në Kinë, Nicholas Burns, të martën.
“Ne duam të shohim se si Kina po i ushtron presion Rusisë t’i tërheq trupat e saj nga Rusia dhe kështu Ukraina do t’i kthejë të gjitha pjesët e saj territoriale dhe do të jetë plotësisht sovrane në të gjitha aspektet”, deklaroi ai.
Burns tha se biseda e fundit mes liderit kinez, Xi Jinping dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky ishte “hapi i parë i rëndësishëm”, porse nuk dihet se çfarë veprime do të ndërmerren pas asaj bisede./UBTNews/