UBT News

Ambasadori amerikan kërkon implementimin e marrëveshjes së Ohrit

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka thënë se implementimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit është shumë i rëndësishëm. Duke mos dashur që të komentojë më shumë, ai u tha shkurt gazetarëve që t’i referohen deklaratës së mbrëmshme, kur kjo ambasadë reagoi pas zgjedhjeve në veri.

“Mbrëmë kemi bërë një deklaratë, e cila flet vetë për rëndësinë e implementimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit”, deklaroi ai.

Në një komunikatë për media, ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se përkrahin një demokraci të larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike në Kosovë dhe iu vjen keq që jo të gjitha partitë nuk e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e djeshme.

Nga kjo ambasadë është shprehur mirënjohje për profesionalizmin e Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe KFOR-it në sigurimin e një mjedisi të sigurt për zgjedhjet.

Exit mobile version