UBT News

Ambasadorët e BE-së miratuan liberalizimin e vizave, Bislimi: Hap tejet i rëndësishëm

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi miratimin e tekstit mbi liberalizimin e vizave për Kosovën sot nga ambasadorët e BE-së, e quajti hap tejet të rëndësishëm, “që do të pasohet me aprovimin formal të rregullores mbi heqjen e vizave nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së.”.

Bislimi theksoi se me finalizimin e liberalizimit të vizave, Kosova do të jetë një hap më afër BE-së e proceseve të integrimit evropian.

“Tashmë jemi drejt përfundimit të suksesshëm të këtij procesi të tejzgjatur për qytetarët e Republikës së Kosovës. Sukseset e arritura nga Qeveria veçanërisht në sundim të ligjit, puna jonë e vazhdueshme me shtetet anëtare dhe mbështetja e partnerëve tanë strategjikë, ishin faktorë kryesorë në avancimin e këtij procesi që ishte bllokuar për vite me rradhë”, shkroi Bislimi në Facbook.

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën përpara miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së. Kështu është bërë e ditur sot nga Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian përmes Twitterit.

Exit mobile version