UBT News

Ambasadorët e BE-së miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Ambasadorët e Bashkimit Evropian miratuan tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën përpara miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së. Kështu është bërë e ditur nga Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian përmes Twitterit.

Njohësi i çështjeve evropiane, Demush Shasha është shprehur se ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap, i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave.

“Ambasadoret e BE-së sapo vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave. Në muajt e parë të vitit tjetër mbetet vetëm votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Exit mobile version