Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur këtë të martë. Seanca po drejtohet nga Avni Dehari dhe Sala Jashari.
Mësohet se tashmë është formuar komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Artan Abrashi është zgjedhur kryetar i komisionit për verifikimin e mandateve nga LVV, Përparim Gruda nga PDK, Armend Zemaj nga LDK, ndërkaq Time Kadriaj nga AAK-Nisma.
Në rend dite gjithashtu është betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Megjithatë, gazetari shton se mbetet e pa qartë nëse do të arrihet të zgjidhet kryetari, emrin e të cilit duhet ta propozojë Lëvizja Vetëvendosje, si parti që ka dal e para në zgjedhje, e për të cilin, kjo parti duhet t’i ketë 61 vota.